Brenda 45 ditëve, stadiumi “Adem Jashari” do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndërkombëtare që pritet t’i luajnë klubet kosovare.
Një premtim të tillë, e ka dhënë për Sportin në KTV, drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Ibër Alaj.
Ai ka theksuar se Ministria i ka përshpejtuar procedurat në mënyrë që të arrijë t’i kryejnë punimet me kohë.
“Ministria i ka përshpejtuar procedurat dhe shumë shpejt pritet që të nisin punimet në stadiumin Adem Jashari. Mund të them se brenda 45 ditëve, stadiumi do të jetë i gatshëm që të luajnë klubet kosovare në arenën ndërkombëtare. Përveç klubeve, aty do të mund të luajnë edhe Përfaqësueset e Kosovës për grupmosha të reja në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave”, ka thënë Alaj.
Gjatë ditës, në Kosovë kanë arritur tre zyrtarë të UEFA-s, në mesin e të cilëve edhe inspektori kryesor për infrastrukturë, Tyrge Borno, i cili ka ardhur që të shohë nga afër punë që janë bërë në stadiumin e Prishtinës dhe Mitrovicës.
Borno kishte qëndruar në Kosovë edhe me 1 mars, ku kishte dhënë vërejtje të shumta për stadiumin “Adem Jashari”.
-
“Stadiumi në Mitrovicë do të jetë gati për 45 ditë”
-
FFK-ja kërkon të mos neglizhohen punët në “Adem Jashari”
-
Nisin punimet në “Adem Jashari”, stadiumi pritet të hapet në fillim të vitit 2026
-
Ministri Çeku njofton për nisjen e punimeve në “Adem Jashari”
-
UEFA brenda dy ditëve licencon stadiumin “Adem Jashari”