Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Adebayor tregon pse vendosi të transferohet në Paraguai

Foto: Reuters

Sulmuesi veteran nga Togo, Emanuel Adebayor ka thënë se ka vendosur të kalojë te skuadra nga Paraguai, Olimpia Asuncion, për shkak të ish-bashkëlojtarit të tij, Roque Santa Cruz dhe djalit gjashtëvjeçar të presidentit të klubit.

35-vjeçari që ka bërë emër te Arsenali, është larguar nga skuadra turke Kayserispor në dhjetor, ndërsa ka firmosur deri në fund të vitit me Olimpian, që synon shkëlqimin në skenën vendore si dhe në Copa Libertadores.

“Fillimisht isha i impresionuar pasi fola me presidentin dhe me Santa Cruzin, të cilin e kisha bashkëlojtar te Manchester City”, ka thënë Adebayor, përcjell BBC. “Santa Cruz më ka thënë se në vendin e tij njerëzit jetojnë dhe frymojnë me futbollin. Ai më ka garantuar se do të kalojë shumë mirë në Paraguai dhe kjo pati ndikim të madh në vendimin tim. Jam prekur shumë edhe nga fjalët e djalit të vogël të presidentit, që ka dhënë se unë jam i pëlqyeri i tij. Ishte shumë emocionale për mua”.

Adebayor është prej lojtarëve më të njohur nga Afrika. Ai ka luajtur edhe për Real Madridin, Tottenhamin dhe skuadra tjera në Francë, Angli e Turqi.

Artikuj të ngjashëm