Ish-sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, ka thënë se ka punuar me "fëmijë" gjatë kohës së tij tek Arsenali, duke u tallur në veçanti me futbollistin çek Tomas Rosicky për shkak të problemeve të shumta me lëndime që ka pasur ai.
Adebayor i ishte bashkuar Arsenalit nga Monaco në janar të vitit 2006 dhe kaloi atje tri vite e gjysmë para se të transferohej te Manchester City. Aktualisht luan në elitën turke, me Basaksehirin.
"Unë isha lojtari më i fortë në skuadër, me gjithë faktin se kisha peshë vetëm 73 kilogramë", ka thënë Adebayor për revistën franceze "So Foot". "Chelsea në atë kohë kishte në mesfushë lojtarët si Michael Essien dhe Michael Ballack. Ne kishim Rosickyn. Nëse e pyesje atë 'si je', ai do të lëndohej dhe nuk do të kthehej për dy muaj e gjysmë".
Adebayor ka thënë se Rosicky nuk ishte problemi i vetëm tek Arsenali, pasi skuadra kishte mungesë fizikaliteti si kolektiv për të garuar me më të mirët.
"Në ndeshjet e vogla talenti mund të bëjë dallimin, por nuk mund të fitosh me fëmijë në 'Old Trafford'", ka thënë Adebayor.
-
Adeyemi te Barcelona – a do të nxjerrë Flick më të mirën prej tij?
-
Arsenali, klubi i Premier Leagues më i “prekur” nga Botërori
-
Adeyemi të mërkurën në Barcelonë për testet mjekësore
-
Nga peticioni për largimin e tij te vendi i startuesit tek Anglia
-
Lewis-Skelly nuk ishte i lindur kur Arsenali luajti në finalen e vitit 2006