Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq në sezonin e ri do të jetë pjesë e ekipit të Superligës së Turqisë, Adana Demirspor.
Klubi turk, të enjten mbrëma e ka zyrtarizuar portierin Muriq, për të cilin ka bërë të ditur se e ka huzuar për një vit nga skuadra e Manchester Cityt.
Muriq 22-vjeçar edhe sezonin e kaluar ishte i huazuar, në stinorin vjeshtor te Girona kurse në atë pranveror te ekipit nga Holanda, Willem II.
Muriq 22-vjeçar ka kontratë me Cityn deri në vitin 2024. Ai ka 16 paraqitje me Kosovën prej se ka debutuar në nëntor të vitit 2018.