Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“A.D. Alcorcon” vjen në Kosovë për të kërkuar talente të futbollit

Si një rast unik që i ofrohet talentëve të futbollit kosovar në veçanti dhe promovimit të sportit kosovar në përgjithësi, po shihet vizita e klubit të futbollit nga Madridi, Spanja “A.D. Alcorcon”.

Në këtë ngjarje do përzgjidhen lojtarët më të mirë, thuhet në një njoftim për media.

“Premia: 2 talenteve të përzgjedhur nga seleksionimi do t’iu ofrohen bursa 100 % falas për qëndrim 4 javor në akademinë e klubit në Madrid, Spanjë. Bursa përfshin qëndrimin, ushqimin dhe fjetjen tek qendra e klubit”, thuhet në njoftim.

FUSHA E FUTBOLLIT KU DO TË MBAHET KAMPI: Kampi do të mbahet në fushën e sapo renovuar me bari sintetik ekologjik në Lipjan e cila i plotëson të gjitha standardet.

KRYETRAJNERI I SELEKSIONIMIT:

Edhe “Zero Pozitive” sjell Real Madridin në Kosovë Sport “Zero Pozitive” sjell Real Madridin në Kosovë

Juanjo SAN ROMAN është produkt i F.C. Atletico Madrid ku i kaloi 10 vite si futbollist.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, u kthye tek klubi amë ku e mësoi zejën e trajnerit në Atletico Madrid dhe punoi për 5 vite si trajner në stërvitjen e grupmoshave të ndryshme.

Përkushtimi dhe pasioni i tij për futbollin u vërejt nga zyrtarë të Real Madridit të cilët e angazhuan si Drejtor Teknik për Akademitë e Realit në Lindje të Mesme (Oman, Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe në Afrikën Lindore.

2015-2016: Pas një periudhe të suksesshme në arenën ndërkombëtare në akademi futbolli për zbulimin e talentëve, ai u kthye këtë sezon në Spanjë ku e ushtroi pozitën e kryetrajnerit tek F.C. Guadalajara “B” duke e korrur një sukses historik në këtë klub në ngritjen në një divizion më lart.

2016-2017: Zbulues i talentëve (Skout) i Real Madridit

Edhe “Receta” e suksesit të Spanjës Botërori 2026 “Receta” e suksesit të Spanjës

2015 deri më sot: Drejtor teknik i programit për përsosje të teknikës “Coerver” për Spanjë dhe përgjegjës për “Coerver” në qytetin e Las Palmas.

2017 deri më sot: Kordinator i trajnerëve të futbollit themelor në klubin futbollistik A.D. Alcorcón.

Image