Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Zero Pozitive” sjell Real Madridin në Kosovë

Genc Meraku, pronari dhe drejtori ekzekutiv i agjencisë më të vjetër dhe më të madhe në Kosovë në fushën e marketingut dhe komunikimit, Zero Pozitive, në vazhdën e punës së palodhshme, ka arritur që të siguroj organizimin, në bashkëpunimin me Robin Krasniqin nga STE, për herë të parë në Kosovë, të kampit të stërvitjes nga Akademia e ekipit të famshëm mbretëror, Real Madrid FC.

Tani që kompania Zero Pozitive është në proces të organizimit të kampit të parë trajnues për të rinjtë, në të cilin do të marrin pjesë dy trajnerë nga Akademia e Real Madridit, duam të theksojmë se ne, si kompania numër 1 në Kosovë tani edhe në fushën e marketingut sportiv, kemi plane për të vazhduar me këtë lloj të organizimit duke zgjeruar gamën gjeografike të pjesëmarrjes së akademive të ndryshme të futbollit evropian.

Image

Procesi i organizimit ka marr lëvdata nga të gjitha grupet e interesit që merren me fushën e sportit të futbollit, dhe veçanërisht nga klubi mbretëror i Real Madridit të cilët, me anë të një deklarate për shtyp të publikuar në webfaqen zyrtare të klubit, i kanë shprehur vlerësimet më të larta për këtë organizim duke shprehur vullnetin që bashkëpunimi të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Qëllimi ynë, ndër të tjera, është që të bëhemi adresa kryesore për promovimin e talenteve kosovar të futbollit dhe sporteve të tjera në Evropë dhe më gjerë si dhe njëkohësisht të zgjerojmë gamën e shërbimeve të tjera si: menaxhim talentesh, skautime duke mos përjashtuar edhe sportet si basketbolli, ku së shpejti priten të organizohen kampe të ngjashme.

Ne synojmë të bëhemi një kompani e komunitetit - e cila do të shërbej si një shtyllë ku qytetarët e interesuar do të gjejnë mbështetje për të avancuar dhe promovuar talentin e tyre sportiv jashtë vendit.

*Artikull i sponsorizuar

Artikuj të ngjashëm