Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

AC Milan lanson fanellën ikonike të frymëzuar nga sukseset evropiane

Kampioni i Serie A, AC Milan, dhe kompania sportive, PUMA, kanë lansuar të premten fanellën mysafire për sezonin 2022/23. Fanella është frymëzuar nga shtatë titujt e Ligës së Kampionëve dhe fanellat e tyre ikonike të bardha.

Fanella e bardhë është sinonim i disa titujve dhe finaleve më të mëdha në histori të klubit kuqezi. Në vitin 1963, Milani u bë skuadra e parë italiane që fitoi Kupën e Kampionëve për klube dhe në atë finale luajti me fanella të bardha.

Fanella mysafire e sivjetshme e Milanit është e ngjashme me atë të sezonit 1984/85. Që nga atëherë, Rossonerët fituan edhe pesë tituj evropianë duke luajtur me fanella të bardha në finale.

Shtatë vijat e kuqe horizontale në fanellat për sezonin 2022/23 përfaqësojnë shtatë titujt evropianë të kampionit të Italisë.

“Gjashtë dekada dhe shtatë tituj evropianë, fanella mysafire e bardhë mbetet një pjesë ikonë e identitetit të klubit”, thuhet në njoftimin e klubit pas lansimit të fanellave.

{gallery}