Roman Abramovich ka pranuar disa oferta serioze të shifra e tre miliardë eurove për shitjen e Chelseat. Miliarderi rus njoftoi të mërkurën se ka vendosur ta shesë Chelsean, duke thënë se mendon që kjo është në interes të klubit.
Sipas Sky Sports, Abramovich tashmë ka marrë disa ofertë që shkojnë deri në tre miliardë euro për të shitur fituesin e fundit të Ligës së Kampionëve.
Oferta të tjera priten në ditët në vazhdim.
Miliarderi zviceran, Hansjorg Wyss dhe investitori amerikan, Todd Boehly janë prej të interesuarve për ta blerë klubin e futbollit nga Londra.