Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Abraham ka nevojë për Mourinhon, njësoj si Portugalia

Ylli i Romës, Tammy Abraham, ka pranuar se Portugalia është duke provuar që ta afrojë trajnerin Jose Mourinho, por ka insistuar se “i veçanti” është i fokusuar te roma.

Federata e Futbollit të Portugalisë ka hapur bisedimet me menaxherin e Mourinho, Jorge Mendesin, që ai të jetë përzgjedhës i ardhshëm i portugezëve pas shkarkimit të Fernando Santosit.

“Ai është trajner i madh, natyrisht, të gjithë e duan atë. Është nder që një shtet i rëndësishëm si Portugalia kërkon që ai të jetë përzgjedhës. Mourinho gjithmonë ka provuar që ne të jemi më të mirë dhe të gjithë jemi të fokusuar për këtë edicion”, është shprehur Abraham në një intervistë dhënë për “Gazzetta dello Sport” të shtunën.