Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Abidali vazhdon punën te Barcelona

Foto: Tribuna

Eric Abidal do të vazhdojë punën si drejtor sportiv te Barcelona.

Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, transmeton KTV.

Ky i fundit kishte një takim me Abidalin, pas përplasjes me Lionel Messin.

Sipas mediave spanjolle, Bartomeu ka vendosur ta mbajë në ekip Abidalin, i cili ka udhëtuar drejt Bilbaos, për ndeshjen e radhës.