Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Abedini shënon gol në fitoren e rëndësishme të Winterthurit

Eris Abedini ka shënuar gol në fitoren shumë të rëndësishme të Winterthurit që synon ngjitjen në elitën e futbollit të Zvicrës.

Ish-kapiteni i Kosovës U21 shënoi në fitoren 4:2 të Winterthurit ndaj Aaraut në rangun e dytë të futbollit helvetik. Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 26-të.

Abedini të premten mbrëma shënoi gol në minutën e 24-t dhe i barazoi shifrat në 2:2.

Mesfushori 23-vjeçar është duke e kthyer formën pas mungesës së gjatë që e pati në fushë shkaku i lëndimit dhe pas mosgjetjes së klubit të ri.

Te Aarau, në dy golat e parë asistuan Imran Bunjaku në minutën e katërt dhe Shkëlqim Vladi në minutën e 15-të.

Aarau është lider me 47 pikë në “Challenge League”, dy më shumë se Winterthuri i vendit të dytë.

Artikuj të ngjashëm