Ish-kapiteni i Përfaqësueses U21 të Kosovës, Eris Abedini është përforcimi më i ri i Winterthurit, ekip që bën gara në kategorinë e dytë të Zvicrës.
Abedini është zyrtarizuar të mërkurën te Winterthuri dhe me ekipin e ri, ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2023. Ai te Winterthuri është transferuar nga skuadra e Chiassos.
Abedini po shihet si përforcim i duhur te Winterthuri, ekip për të cilin ka luajtur edhe në të shkuarën. Ai ishte huazuar për gjashtë muaj në vitin 2019 te Winterthuri nga skuadra e Luganos. Ai te skuadra e Winterhurit do ta bartë fanellën me numrin 11.