Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Abate refuzon ofertën nga Katari

Ish-mbrojtësi anësor i Milanit, Ignazio Abate ka refuzuar ofertën e skuadrës nga Katari, Al-Gharafa, bën të ditur "Calciomercato.it" të dielën.

Abate, 32-vjeçar, është larguar nga Milani këtë verë, pasi i skadoi kontrata. Ai është i interesuar të mbetet në futbollin evropian, kështu që ka refuzuar ofertën luksoze nga Katari, transmeton Koha Ditore.

Abate është produkt i akademisë së Milanit, ndërsa dhjetë vitet e fundit kishte qenë i rregullt te skuadra "rossonere".

Ai në përgjithësi ka luajtur 292 ndeshje në Serie A, ndërsa ka shënuar pesë gola dhe asistuar 23 tjerë. Abate është kërkuar edhe nga Brescia e Lecce.