Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka pritur sot delegacionin e Unionit Amator të Atletikës nga ShBA, prirë nga presidenti i saj Roger Goudy.
Siç njofton kryeministri në Facebook, organizata AAU, i ka sjellë një sasi të madhe me pajisje sportive për shkollat, federatat sportive dhe komunat në vendin tonë.
“Me shtetin amerikan të Iowa-s na lidhin shumë vlera të përbashkëta dhe bashkëpunimi në fushën e sportit, përmes organizatës multi-disciplinare, AAU , është e një dobie të veçantë. Marrëdhënie e posaçme me shtetin e Iowa-s fuqizon miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./KsP.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Me SHBA-në ishim për shumë vite dhe rrugëtimin tonë do ta vazhdojmë bashkë
-
Haradinaj: Kosova mburret me miqësinë që ka me Iowan
-
Kurti dhe komandanti i Gardës së Iowas bisedojnë për sigurimin e pajisjeve të reja për FSK-në
-
Haradinaj: Sporti në Kosovë pati sfida por ka shënuar progres
-
Haradinaj bisedon me ushtarakë amerikanë për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës