Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

A e dini sa ndeshje i ka përcjellë në stadium pronari i Cytit?

Pronari sheik i Manchester Cityt, Mansour bin Zayed Al Nahyan, do të jetë i pranishëm në finalen e Ligës së Kampionëve.

Do të jetë vetëm ndeshja e tij e dytë qëkur “Abu Dhabi United Group” investoi dhe e bleu Cityn në vitin 2008.

Kryetari Khaldoon Al Mubarak po ashtu pritet të jetë i pranishëm në “Ataturk Olympic Stadium”, ku edhe do të zhvillohet finalja që nis në orën 21:00.

City është kthyer në forcë dominuese në futbollin anglez që prej ardhjes së Mansourit si pronar i klubit.

City ka fituar shtatë herë Premier Leaguen në 12-të vjetët e fundit, dhe pesë herë në gjashtë ndeshjet e fundit.