Mesfushori nga Nigeria, Addulah Oyekanmi është përforcimi më i ri i Trepçës ’89. Ekipi nga Mitrovica e ka prezantuar të martën nigerianin, ndonëse nuk i ka bërë të ditura detajet e marrëveshjes.
Në njoftimin e klubit, thuhet se 19-vjeçari do të jetë përforcim i rëndësishëm për trajnerin Shpëtim Idrizi në repartin e sulmit.
Oyekanmi ishte pjesë e formacionit startues në fitoren e 89-shit vikendin e shkuar në udhëtim te Drenica 5:2, dhe pati një paraqitje të mirë.
Aktualisht, Trepça ’89 zë vendin e shtatë në Superligë me pesë pikë të tubuara pas pesë ndeshjeve të luajtura. Duelin e radhës, 89-shi e luan të enjten në shtëpi kundër Ferizajt.
Artikuj të ngjashëm