Për shkak të erërave të forta gara e sotme e skitarit Albin Tahiri në Lojërat Olimpike Dimërore është shtyrë.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka konfirmuar se gara në lëshim të shpejtë, që ishte dashur të zhvillohej sot, është shtyrë për 15 shkurt, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurse ajo e sllallomit të madh është shtyrë për 16 shkurt.
“Gara e sotme e paraparë të mbahej në lëshim të shpejtë, do të mbahet më 15 shkurt. Ndërkohë, gara e 15 shkurtit në super sllallom të madh, është shtyrë për më 16 shkurt”, thotë KOK-u.
Tahiri është sportisti i vetëm kosovar që po merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Korenë Jugore.