Kapiteni i Montpellierit, Vitorino Hilton, ka nënshkruar për vazhdim të kontratës për një vit, në moshën 42-vjeçare.
Me kontratën e re ai do të qëndrojë në klubin francez të Ligue 1 deri në vitin 2021.
Hilton ka nënshkruar për Montpellierin në vitin 2011, ndërsa ka bërë 321 paraqitje për klubin. Ai e ka fituar ligën franceze në vitin 2012.
Mbrojtës brazilian i qendrës ka pasur kontratë vetëm deri në qershor.
“Është kontrata më e bukur pasi mendoj se do të jetë e fundit për mua”, ka thënë Hilton për faqen zyrtare të klubit.
Edhe
Llorisi pritet ta vazhdojë kontratën me Tottenhamin
“Kam pasur ëndërr që të luaj deri në moshën 40-vjeçare dhe të kem rastin të luajë deri në moshën 43-vjeçare është e jashtëzakonshme për mua”.
Hilton ka luajtur 33 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion, duke përfshirë 28 në Ligue 1, para se stinori të pezullohej e më pas të ndërpritej për shkak të pandemisë.