Mesfushori shqiptar i Sepsit rumun, Sherif Kallaku, e ka regjistruar asistimin e parë në edicionin aktual të elitës rumune të futbollit.
Kallaku dhe Sepsi të enjten mbrëma fituan me rezultatin 2:1 në udhëtim te Botosani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja i ka takuar xhiros së 28-të.
Kallaku asistoi në golin për 2:0 në minutën e 31-të. Ai ka edhe katër gola të realizuar në edicionin aktual.
25-vjeçari luajti deri në minutën e 64-t.
Qendërmbrojtësi Rijad Sadiku luajti te vendësit vetëm në pjesën e parë.
Sepsi ka 37 pikë në vendin e shtatë, ndërsa Botosani ka 20 pikë në vendin e fundit.