Mbrojtësi Leard Sadriu ka kontribuar me gol të dielën në fitoren e skuadrës së Argesit.
Argesi e mposhti në udhëtim Clujin me rezultatin 2:0 në kuadër të javës së tretë të Superligës së Rumanisë.
Sadriu shënoi gol me kokë nga afërsia në minutën e 53-të për 2:0. Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i dalluari në fushë.
Te Cluji nga pjesa e dytë u paraqit Meriton Korenica. Ndërsa për shkak të lëndimit mungoi Lindon Emërllahu.
24-vjeçari Sadriu realizoi gol edhe xhiron e kaluar në disfatën që e pësoi Argesi nga Universitatea Craiova.
Mbrojtësi kosovar tek Argesi u transferua në afatin kalimtar të kësaj vere nga Mura. Sadriu ftohet herë pas here edhe të Kosova.