Mbrojtësi i Argesit, Leard Sadriu, ka zënë vend në formacionin e javës së tretë të Superligës së Rumanisë në futboll. Formacioni më i mirë i javës është përzgjedhur të martën nga faqja zyrtare e Superligës.
Sadriu realizoi gol të dielën në fitoren e skuadrës së Argesit ndaj Clujit.
24-vjeçari shënoi gol edhe në xhiron e dytë në disfatën që e pësoi Argesi nga Universitatea Craiova.
Mbrojtësi kosovar tek Argesi u transferua në afatin kalimtar të kësaj vere nga Mura e Sllovenisë. Sadriu ftohet herë pas here edhe të Kosova. Me “Dardanët” ka një ndeshje të zhvilluar.
Karrierë ka bërë edhe te Ferizaj, Shkëndija e Tetovës dhe Skënderbeu i Korçës.