Mbrojtësi Leard Sadriu, që luan për klubin nga Rumania, Arges Pitesti, është duke u kërkuar nga tri skuadra.
Mediumi rumun “GSP.ro” ka shkruar se kampioni i Bullgarisë, Levski Sofia, ekipi nga Kina, Wuhan Three Towns, dhe skuadra ruse, Baltika Kaliningrad, janë të interesuara për mbrojtësin kosovar.
Gjatë afatit kalimtar dimëror për Sadriun shprehu interesim edhe një ekip i nivelit të dytë në Gjermani.
Sadriu ka pasur një sezon të mirë me skuadrën e Argesit.
25-vjeçari shënoi tri gola në 41 paraqitje në të gjitha garat. Sadriu ishte prej mbrojtësve kryesor tek Argesi.
Ai tek Argesi u transferua verën e kaluar si lojtar i lirë. Sadriu luan si qendërmbrojtës por edhe si mbrojtës i krahut të majtë.
Ai me Përfaqësuesen e Kosovës ka dy ndeshje të zhvilluara.