Interi ka bërë një tjetër hap të madh drejt titullit të kampionit në Itali. Interi fitoi thellë të dielën në udhëtim ndaj Lecces me rezultatin, 4:0.
Kjo ndeshje e luajtur të dielën i takoi javës së 26-të të Serie A italiane. Me fitore, Interi është forcuar në vendin e parë me 66 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLecce zë vendin e 14-të me 24 pikë. Lautaro Martienz shënoi golin e parë në minutën e 15-të. Martinez shënoi me asistim të mesfushorit të Shqipërisë, Kristjan Asllanit, i cili u paraqit deri në minutën e 55-të. Një minuta pa u zëvendësuar Asllani, Interi shënoi edhe golin e dytë nëpërmjet Davide Frattesit.
Në minutën e 56-të, Martinez shënoi golin e dytë për 3:0, ndërsa golin e katërt për Interin e shënoi Stefan de Vrij. Ai realizoi në minutën e 67-të. Te Lecci titullar ishte Ylber Ramadani, i cili në minutën e 79-të liroi fushën për Medon Berishën. Kastriot Dermaku mungoi shkaku lëndimit.