Forma e Milot Rashicës po rritet te Beshiktashi. Futbollisti kosovar, i cili iu bashkua skuadrës në fillim të edicionit aktual, është bërë sulmuesi më i rëndësishëm i skuadrës.
Rashica fitoi edhe admirimin e trajnerit Fernando Santos, shkruan “trtspor.com.tr”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se trajneri portugez ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e futbollistit 27-vjeçar, sidomos për efikasitetin e tij në sulm dhe ndihmën që jep në mbrojtje.
27-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë në 19 ndeshje në Superligë të Turqisë. Ai me Beshiktashin ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.