Atletico Madridi është duke u interesuar për mbrojtësin e Përfaqësueses së Kosovës dhe të Napolit, Amir Rrahmani. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur sportiv Giovanni Scotto për “Radio Kiss Kiss Napoli”.
Gazetari ka thënë se Rrahmani është lojtar që pëlqehet shumë nga trajneri i Atleticos, Diego Simeone. Ai ka treguar se Simeone kishte përcjellë nga afër ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Napolit.
Atletico është duke shikuar për një mbrojtës në afatin e janarit dhe e sheh Rrahmanin si përforcim ideal.