Sport

Arsenali insiston për Torresin

 

Drejtuesit e Arsenalit janë të vendosur për ta transferuar sulmuesin e krahut, spanjollin Ferran Torres. “Daily Mail” raporton të enjten se Arsenali po insiston për t’i siguruar shërbimet e futbollistit të Barcelonës muajin e ardhshëm, duke pasur parasysh se Torres ka kërkuar largimin nga ekipi spanjoll.

Arsenali ka kohë që ka shprehur interesim për 23-vjeçarin dhe ka njoftuar Barcelonën se për transferimin e tij është gati të ofrojë deri në 50 milionë euro.