Një ditë e veçantë ka qenë për tifozët e NEC Nijmegenit të mërkurën mbrëma.
Rreth 200 tifozë të kësaj skuadre kanë udhëtuar më shumë se 150 kilometra, për pesë minuta lojë. Afër një muaj më parë, Bas Dost ra në fushën e lojës në ndeshjen AZ Alkmaar – NEC Nijmegen për shkak të problemeve me zemër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja u ndërpre kur rezultati ishte 2:1 në të mirë të mysafirëve. Dhe tifozët e Nijmegenit udhëtuan me autobus drejt Alkmaarit, për t’i përcjellë edhe pesë minutat e fundit të këtij ballafaqimi.