1 perditesime
22:44

Gjimshiti lëndohet në humbjen ndaj Torinos së Vojvodës

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka lënduar muskulin e këmbës së majtë në ndeshjen që skuadra e tij Atalanta e humbi të hënën mbrëma ndaj Torinos me rezultatin 3:0. Gjimshiti për shkak të lëndimit u largua nga fusha në minutën e 19-të të ndeshjes që i takoi javës së 14-të të Serie A italiane.

Mërgim Vojvoda u paraqit deri në fund të ndeshjes te Torino. Luajti në krahun e majtë. Golin e parë për Torinon e shënoi Duvan Zapata në minutën e 22-të. Golin e dytë e shënoi Antonio Sanabria nga penalltia në minutën e 56-të, kurse Zapata realizoi edhe golin e tretë në minutën e 95-të. Torino është ngritur në vendin e dhjetë me 19 pikë, kurse dy pozita më lart me një pikë më shumë ndodhet Atalanta.

21:51

Gjimshti largohet i lënduar nga fusha

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti është larguar në minutën e 19-të nga fusha për shkak të një lëndimi.

Ai lëshoi fushën në ndeshjen që skuadra e tij Atalanta është duke e luajtur kundër Torinos, në kuadër të javës së 14-të të Serie A italiane.

Torino e mbylli në epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes. Te Torino në krahun e majtë po luan futbollisti i Kosovës, Mërgim Vojvoda.