Manchester City dhe Tottenhami kanë luajtur superndeshje të dielën mbrëma. Dhe në fund morën nga një pikë. Ndeshja e xhiros së 14-të të Premier Leagues ishte shumë dramatike dhe përfundoi 3:3. Golin e barazimit 3:3, Tottenhami e realizoi në minutën e 90-të nëpërmjet Dejan Kulusevskit. Ai shënoi gol të bukur me goditje me kokë. Tottenhami kaloi në epërsi 1:0 që në minutën e gjashtë. Son Heung-min ishte realizator. I njëjti lojtar shënoi autogol në minutën e nëntë për 1:1.
City më pas kaloi në avantazh 2:1 me golin e shënuan nga Phil Foden në minutën e 31-të. Giovani Lo Celso barazoi në 2:2 në minutën e 69-të. Ndërkohë në minutën e 81-të Erling Haaland asistoi për Jack Grealish që shënoi për 3:2. Por as kjo nuk mjaftoi për Cityn e Pep Guardiolas, që në fund mori vetëm një pikë. City është i treti me 30 pikë. Tottenhami renditet i pesti me 27 pikë. Arsenali udhëheq me 33 pikë, ndërsa Liverpooli është i dyti me 31 pikë.