Sport

PSG-ja nuk lejon befasi

 

Paris Saint-Germani ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Le Havres me rezultatin 2:0, ndonëse prej minutës së 10-të luajti me një lojtar më pak në fushë. Kjo ndeshje e luajtur të dielën i takoi javës së 14-të të elitës së futbollit francez.

Portieri Gianluigi Donnarumma u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 10-të, ndërsa 13 minuta më vonë, Kylian Mbappe shënoi golin e epërsisë. Golin e dytë për skuadrën nga Parisi e realizoi Vitinha në minutën e 89-të. PSG-ja me këtë fitore është forcuar në vendin e parë me 33 pikë, kurse Le Havre ka 16 pikë nga 14 ndeshje.