Luis de la Fuente, përzgjedhësi i Spanjës në futboll, është pyetur për kundërshtarët në grup, dhe ai nuk i ka vlerësuar të lehtë asnjërin prej tyre.
Spanja është në grup me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë.
“Nëse nuk është grupi më i vështirë, është një prej më të vështirëve. Është një grup ku do të na kërkohet të jemi vetëvetja, me formën më të mirë, dhe gjithmonë në përpjekje për të dhuruar imazh të mirë”, ka thënë fillimisht ai.
“Italia është kampione e Evropës. Kroacia gjithmonë avancon deri në fund edhe pse nuk është në formën më të mirë, kanë arritje historike. Dhe nuk duhet ta harrojmë Shqipërinë, të parën në grupin e vet. Asnjë skuadër nuk dëshiron të luajë kundër Italisë. Është skuadër e madhe. Kroacinë e njohim nga finalja e Ligës së Kombeve. Është vend që ka arritur rezultate spektakolare dhe ka lojtarë të mëdhenj”, ka thënë De la Fuente pasi mësoi kundërshtarët të shtunën.