Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Golat e Asanit dhe Asllanit në top-tre më të mirët e kualifikimeve

Jasir Asani e Kristjan Asllani kanë shënuar dy prej tre golave më të mirë në kualifikimet për Euro 2024.

UEFA të premten publikoi tre golat që janë zgjedhur më të mirët e kualifikimeve, sipas votave të publikut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekspertët e UEFA-s kishin përzgjedhur dhjetë golat më të mirë, ndërsa votat e lexueseve kanë vendosur për golin më të mirë.

Goli më i mirë u vlerësua ai i Askhat Tagybergen të Kazakistanit.

Goli i Jasir Asanit në fitoren 2:0 të Shqipërisë ndaj Polonisë u shpall i dyti më i miri.

Ndërsa goli i Kristjan Asllanit në fitoren 3:1 të Shqipërisë ndaj Ishujve Foroe, sipas votave është goli i tretë më i mirë i kualifikimeve.