Sport

Prizreni befason Pejën, triumfon në “Karagaç”

 

Proton Cable Prizreni ka thelluar krizën e Pejës në kampionat, duke ia shkaktuar humbjen e tretë rresht. Të mërkurën, në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Prizreni e fitoi ndeshjen e mbetur të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll me shifrat 108:103.

Në fakt, Prizreni fitoi pas vazhdimit prej pesë minutave, pasi pas katër çerekëve ndeshja përfundoi 92:92. Për Prizrenin, kjo është vetëm fitorja e tretë këtë edicion, ndërsa Peja pësoi disfatën e tretë rresht. Para Prizrenit, Peja u mposht edhe nga Trepça e Vëllaznimit dhe ka 17 pikë të tubuara pas dhjetë ndeshjeve të luajtura. Dueli në palestrën “Karagaçi” ishte dramatik prej fillimit deri në fund. Prizreni e fitoi çerekun e parë 27:21, përpara se Peja të kundërpërgjigjet në dy periudhat tjera. Çerekun e dytë, Peja e fitoi 25:18, ndërsa te tretin me shifrat 25:23 dhe në dhjetë minutat e fundit u fut me tri pikë epërsi (71:68).