Është vetëm katërvjeçar, por me lëvizjet dhe goditjen që ka, premton shumë që në të ardhmen të behet emër i njohur i futbollit.
Mban veshur fanellën e Juventusit, me mbiemrin e tij në shpinë, por ka një arsye të madhe që e do pikërisht numrin 10.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBëhet fjalë për Elton Muratin, i cili ka lindur në Suedi, por familja e tij është nga Mitrovica dhe në vitin 1992, ishte larguar nga Kosova.
Eltoni po qëndron për pushime në Kosovë dhe edhe përkundër moshës së re, nuk e ka problem të tregojë se cila është ëndrra e tij në të ardhmen.
Afër Eltonit qëndron çdoherë babai i tij, Isa Murati, i cili njëherësh është edhe trajner në Suedi për grupmosha të reja.
Në një intervistë për Sportin në KTV, Murati ka treguar se si e ka zbuluar talentin e Eltonit.
Ai ka shtuar më tej se i ka kontaktuar dy klubet e mëdha evropiane, Juventusin dhe Barcelonën, në mënyrë që ta dërgojë djalin e tij në akademitë e gjigantëve evropianë.
Isa Murati, që beson shumë se djali i tij i dytë do të ketë një të ardhme të sigurt, ka filluar të mendojë se për cilin shtet do të luajë Eltoni.
Sipas Isa Muratit, Eltoni i ka të gjitha kushtet dhe mundësitë që të bëhet futbollist, pasi kohën më të madhe ia kushton atij.