Sport

Interesim jo i madh për ndeshjen me Bjellorusinë, FFK-ja njofton se biletat janë ende në shitje

Interesimi i shikuesve për ndeshjen e futbollit Kosovë – Bjellorusi, nuk është shumë i madh. Në shitje është ende një numër i konsiderueshëm i biletave. Ndeshja zhvillohet të martën mbrëma në “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe është e fundit e kualifikimeve për Euro 2024.

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi të hënën se biletat do të jenë në shitje deri të martën në ora 13:00. Blerja e biletave bëhet online. Në platformën përmes të cilës bëhet shitja, ka bileta të lira thuajse në të gjitha tribunat. Kosova është pa gjasa për kualifikim në Evropian.

Biletat kushtojnë prej 5 deri në 80 euro.