Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSV-ja e Sevilla ndajnë pikët në ndeshjen dramatike

Jordan Teze ka shënuar gol në minutën e 96-të për barazimin 2:2 të PSV Eindhovenit ndaj Sevillas.

Ndeshja në Eindhoven të Holandës ishte dramatike, ndërsa u shënuan katër gola të vonshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sevilla kaloi në epërsi 1:0 me golin e Ivan Gudelit në minutën e 68-të.

Për 1:1 shënoi Luuk de Jong nga pika e bardhë në minutë e 86-të.

Sevilla kaloi në epërsi menjëherë në minutën e 87-të, kur realizoi Youssef En-Nesyri. Por drama nuk përfundoi. Në kohën shtesë Teze realizoi për 2:2, përkatësisht për ndarjen e pikëve.

Ndeshja i takoi Grupit B të Championsit.

Sevilla është e treta me dy pikë nga dy ndeshje. Për PSV-në ishte pika e parë.