Bashkimi siguron finalen ndaj Prishtinës në Superkupë
Prishtina – Bashkimi, do të jetë ndeshja finale e turneut të Superkupës së Kosovës për basketbolliste.
Pas Prishtinës, të martën edhe Bashkimi avancoi në finale pasi mposhti skuadrën e Trepçës në gjysmëfinalen e dytë. Në duelin e luajtur në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku po organizohet turneu i Superkupës, Bashkimi triumfoi me rezultatin e thellë 90:53. Bashkimi që edicionin e shkuar fitoi “tripletën” e dominoi në çdo aspekt skuadrën nga Mitrovica për ta konfirmuar finalen dhe përballjen me Prishtinën, e cila në gjysmëfinale e mposhti Penzën.
Katër basketbolliste të Bashkimit, ndeshjen e mbyllën me pikë dyshifrore. Me e dalluara ishte Sarah Mgbeike (20 pikë, 12 kërcime) ndërsa u veçuan edhe Aulona Muhadri (16 pikë, 14 kërcime) e Analyss Benally me 18 pikë. Te Trepça, amerikania Marshay Moore realizoi 26 pikë, ndërsa Blerta Mehana pati 10 pikë e 11 kërcime. Ndeshja finale mes Prishtinës dhe Bashkimit, do të luhet të mërkurën prej orës 17:00, po ashtu në Prizren.