Ish-selektori i Italisë, Antonio Conte, pritet ta zëvendësojë Jose Mourinhon në krye të skuadrës së Romës. “Football-Italia” ka shkruar të martën se drejtuesit e Romës po e shohin Conten si njeriun e duhur për ta pasur Mourinhon.
Megjithatë, Conte nuk do ta marrë drejtimin e Romës këtë edicion, por në verën e ardhshme kur Mourinhos i skadon kontrata me ekipin italian. Mësohet se ka pasur bisedime pozitive mes palëve dhe te Roma kanë marrë vendim që Mourinhos të mos i ofrohet rinovimi i kontratës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Roma nuk janë të kënaqur me rezultatet e Mourinhos këtë edicion, ku pas 7 ndeshjeve në Serie A, ka tubuar vetëm 8 pikë.
Mourinho është në krye të Romës prej verës së vitit 2021 dhe me ekipin italian ka triumfuar në Ligën e Konferencës. Në anën tjetër, Conte është i papunë prej fillimit të këtij viti, kur u shkarkua nga Tottenhami.