Sport

Tifozët e Newcastlet, Lensit e Union Berlinit premtojnë spektakël në Ligën e Kampionëve

 

Për ndeshjet e para në shtëpi në Ligën e Kampionëve pas më shumë se 20 vjetësh, Newcastle Unitedi dhe Lensi do të kenë atmosferë në stadiumet e tyre të zhurmshme këtë javë.

Union Berlin bën debutimin në Ligën e Kampionëve në stadiumin olimpik, të huazuar prej Herthas, me 75 mijë ulëse, i cili do të jetë shtëpi për një ekip që luajti në kategorinë e tretë gjermane deri në vitin 2010.