Pas Christian Pulishiqit e Yunus Musas, skuadrës së Milanit pritet t’i bashkohet edhe një amerikan tjetër. Bëhet fjalë për mesfushorin ofensiv, Giovanni Reyna, ka raportuar “Gazzetta dello Sport” të mërkurën. Bëhet e ditur se Milani ka marrëveshje personale me Reynan dhe po negocion me Borussia Dortmundin për lirimin e tij.
Ekipi italian po kërkon transferimin e Reynas në afatin kalimtar të janarit dhe tashmë ka bërë gati mbi 20 milionë euro për kartonin e amerikanit.
Reyna pritet të largohet nga Dortmundi, pasi këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje për ekipin gjerman.
20-vjeçari ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2025, ndërsa është pjesë e ekipit të parë prej janarit të vitit 2020. Ai ka 20 paraqitje dhe 4 gola të shënuar me Përfaqësuesen e SHBA-së.