Sport

Shqetësime tek Inter Miami pas lëndimit të Messit

Lionel Messi u detyrua të largohet nga loja pas 37 minutave pas rikthimit nga lëndimi tek Inter Miami.

Pavarësisht se ai u lëndua sërish, bashkëlojtarët e Messit arritën fitore 4:0 ndaj Toronto FC në ligën MLS në SHBA.

Argjentinasi mungoi në disfatën 5:2 nga Atlanta të shtunën, por lëndimi tjetër i pësuar së fundmi, ka ngritur shqetësime te skuadra e Inter Miamit.

Messi mund të mungojë në finalen e Kupës “US Open” kundër Houston Dynamos. Finalja luhet më 28 shtator. Përveç shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”, lëndim ka pësuar edhe Jordi Alba kundër Torontos. Trajneri Gerardo Martino ka thënë se Messi dhe Alba nuk do të luajnë të dielën kundër Orlando Cityt.