Komitetit Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk ka shkruar gjatë për rezultatet e dobëta të përfaqësueses së Kosovës dhe Shpresave. Por KE i FFK-së i cilëson të pasuksesshme rezultatet e Kosovës “A” dhe U21.
Kosova gjatë këtij muaji barazoi me Zvicrën 2:2 në Prishtinë, ndërsa pësoi disfatë nga Rumania. Me disfatën 2:0 ndaj rumunëve në Bukuresht, Kosovës iu shuan edhe shpresat për kualifikimin në “Euro 2024”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë përfaqësuesja U21 e Kosovës humbi dy ndeshjet e këtij muaji për “Euro 2025”. Me rezultat 3:0 pësoi nga Polonia e po ashtu edhe Gjermania.
“KE analizoi paraqitjet e ekipeve të Kombëtares “A” dhe asaj U21, që nuk mund të flitet për ndonjë sukses, por që duhet një konsolidim i tyre në vazhdim”, shkruan në njoftimin e KE të FFK-së.
KE ka vlerësuar se ka rritje të cilësisë, shtim në organizim dhe rivalitet sportiv në të gjitha rangjet e garave të Kosovës.
KE e FFK-së ka njoftuar se ka marrë vendim që të vazhdohet me investime dhe punime në selinë e FFK-së, në Kampion Nacional në Hajvali dhe Obiliq.