Mbrojtësi i krahut të djathtë, Trent Alexander-Arnold, pritet së shpejti të firmosë kontratë të re me skuadrën e Liverpoolit.
“Daily Mail” ka raportuar të martën se palët tashmë kanë arritur marrëveshje për kontratë të re afatgjate, e cila do të zyrtarizohet brenda këtij muaji. Me kontratën e re, Alexander-Arnold do të jetë pjesë e Livepoolit deri në vitin 2029 dhe do të ketë pagë javore prej 300 mijë eurosh.
Kontrata aktuale 24-vjeçarit i skadon në vitin 2025, ndërsa Alexander-Arnoldt vlerësohet ndër lojtarët më të mirë në pozitën e tij në Evropë.
Këtë edicion ai ka 1 asistim në 4 paraqitje, ndërsa me ekipin e parë të Liverpoolit është prej vitit 2016. Ai ka edhe 20 ndeshje e 2 gola me Përfaqësuesen e Anglisë.