Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani mëson kundërshtarin e plejofit të Ligës së Konferencës

Skuadra e Ballkanit ka mësuar kundërshtarin e plejofit të Ligës së Konferencës pas shortit të tërhequr të hënën në selinë e UEFA-s.

Nëse e kalon rundin e tretë kualifikues të kësaj gare, atëherë Ballkani në plejof do të përballet me humbësin e ndeshjes, Sheriff Tiraspol dhe BATE Borisov.

Sheriffi është kampion i Moldavisë, ndërsa BATE ka përfunduar në pozitën e tretë në Bjellorusi, skuadra këto që do të përballen në rundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Ballkani në rundin e tretë të Ligës së Konferencës, do të përballet me ekipin nga Gjibraltari, Lincon Red Imps, ku ndeshjen e parë e luan të enjten në Prishtinë.

Ndeshjet e para të plejofit, do të luhen më 24 gusht, ndërsa ato të kthimit pas një jave.

Edhe Ballkani përballet me BATE Borisovin në plejof Sport Ballkani përballet me BATE Borisovin në plejof

Lexo edhe: