Sport

Ngritja, rënia dhe ringritja e portierit të Interit

FOTO: AP
 

Nga portieri i vitit në mbetjen jashtë për një vit. Nga elita në ikje, nga numri një te ndalimi për drogë, nga i kërkuari te lirimi pa pagesë. Dhe sërish i pandalshëm.

Andre Onana po tenton t’i arrijë majat e sportit dhe të bëhet kampion evropian, 855 ditë pasi u ndalua për herë të parë për doping. Është një udhëtim që shumë njerëz do t'i bënte të tërhiqen nga sfida ose do t’i dëmtonte mentalisht. Megjithatë pengesat duken pjesë përbërëse e karrierës së kamerunasit.