Sport

Ekspertja e Ligës së Evropës shkon në finale, eliminon Juventusin

Sevilla ka arritur finalen e Ligës së Evropës dhe synon titullin e shtatë në histori. E njohur si “ekspertja” e kësaj lige, të enjten Sevilla ka eliminuar në gjysmëfinale Juventusin, duke e mposhtur 2:1 pas vazhdimeve.

90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën me rezultatin 1:1, identik si në takimin e parë dhe ndeshja shkoi në vazhdime. Golat në 90 minutat e parë u realizuan Dushan Vlahoviq dhe Suso.

Ndërsa goli i fitores dhe kualifikimit për Sevillën erdhi në minutën e 5-të të shtesave. Erik Lamela realizoi për kualifikimin.

Në finale, Sevilla përballet me Romën e Jose Mourinhos.