Sport

Granit Xhaka pritet të largohet nga Arsenali

Granit Xhaka po kërkon një sfidë të re këtë verë dhe pritet që të largohet nga Arsenali, ka konfirmuar gazetari i afërt me klubin londinez, Chris Wheatley.

30-vjeçari ka kontratë me Topçinjtë deri në vitin 2024, por klubi do ta lejonte largimin e tij nëse vjen një ofertë e duhur në tavolinë.

Bayer Leverkuseni është klubi që ka shprehur interesim për ta pasur Xhakën në skuadër sezonin e ardhshëm. Kthimi në Bundesligë është më i përfolur për reprezentuesin zviceran.

Ndërkohë, Arsenali po kërkon të nënshkruajë me dy mesfushorët, Declan Ricen e West Hamit dhe Moises Caicedon e Brightonit.

Xhaka erdhi tek Arsenali në vitin 2016 nga Monchengladbachu.