Sport

“Hat-trick” i kapitenes së Kosovës në Bundesligë

Kapitenja e Kosovës në futboll, Erëleta Memeti ka shkëlqyer të dielën në Bundesligë.

Në fitoren 6:1 të Hoffenheimit ndaj Turbine Potsdam, Erëleta realizoi tregolësh. Ajo shënoi për 3:1, për 4:1 dhe për 6:1.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 19-të të elitës gjermane. Memeti po shquhet këtë edicion me paraqitje të suksesshme në Bundesligë.

Është bindshëm futbollistja më e suksesshme e Kosovës. Hoffenheimi është i katërti me 42 pikë. Erëleta Memeti i ka tetë gola deri më tani.