Sport

Bayerni kthehet në pozitën e parë

Bayerni nuk ka dështuar ndaj Hertha Berlinit dhe është kthyer në pozitën e parë në Bundesligë.

Të dielën Bayerni fitoi 2:0 ndaj Herthas. Ndeshja i takoi xhiros së 30-të të kampionatit gjerman. Te fitorja, Bayerni erdhi në pjesën e dytë. Serge Gnabry shënoi për 1:0 në minutën e 69-të, ndërsa Kingsley Coman shënoi golin e dytë, dhjetë minuta më pas.

Në të dy golat asistoi Joshua Kimmich. Bayerni udhëheq me 62 pikë, një më shumë se Borussia Dortmundi.

Dortmundi lëshoi pikë të premten dhe këtë e shfrytëzoi Bayerni. Hertha është e fundit me 22 pikë.