Sport

Fitore e thellë e Crystal Palaces në udhëtim

 

Crystal Palace ka shënuar fitore të thellë në udhëtim ndaj Leeds Unitedit. Crystal Palace mposhti Leedsin me rezultatin 4:1. Leedsi ishte i pari që kaloi në epërsi me Patrick Bamfordin.

Ai shënoi në minutën e 21-të, kurse në fundin e pjesës së parë, Crystal Palace barazoi shifrat në 1:1. Marc Guehi shënoi golin e barazimit. Jordan Ayew shënoi për 2:1 në minutën e 53-të, kurse për 3;1 u përkujdes në minutën e 55-të, Eberechi Eze.